Kaloni te përmbajtja kryesore

Meloni pas takimit Vuçiqin: Diskutuam edhe për angazhimin për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dha detaje për takimin që e pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se ky takim ishte një rast për ta ripohuar mbështetjen e plotë të Italisë për rrugën e integrimit europian dhe për procesin përkatës të reformave”.

“Diskutuam gjithashtu për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, për synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Serbisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe thelluam temat kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke ripohuar angazhimin për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button