Memli Krasniqi uron të gjithë për këtë vepër madhore

Për Memlin emocionet e sotme janë të njëjta si ato të 17 shkurtit

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar  për procesin e votimit të transformimit të FSK- së në ushtri.

“Kam pase nderin jetesor qe te jem nje nder nenshkruesit e Deklarates se Pavaresise se Republikes se Kosoves, me 17 Shkurt 2008. Sot, emocionet jane gati te njejta, kur po votojme Ligjet qe do te themelojne Ushtrine e Republikes se Kosoves. Urime te gjitheve per kete veper madhore dhe nderime te perjetshme per te gjithe brezat qe sakrifikuan aq shume per lirine dhe sovranitetin tone. Sot, me shume se te gjithe, jane deshmoret e lirise qe duhet te jene ne mendjet dhe zemrat tona. Urime Kosove!”, ka shkruar Memli në Facebook.

Deri më tani janë miratuar ligjet për Ministrisë së Mbrojtjes me 11 amandamente  dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amandamente. 21Media

Back to top button