Menaxheri i qendrës së votimit në Faklutetin e Filologjisë konfirmon parregullsi
Raportohet se nuk janë pastruar listat
Disa nga votuesit në një nga qendrat më të mëdha të votimit, konkretisht në Fakultetin e Filologjisë janë ankuar se kanë gjetur në listën votuese emrat e familjarëve të vdekur.
Këto ankesa i konfirmoi për RTV 21 edhe menaxheri i kësaj qendre Demë Ibërdemaj. Ai tha se probleme të tjera nuk ka pasur dhe se procesi i votimit po ecën në rregull./21Media