Mendoni mirë nëse dëshironi të studioni apo jo…

Derisa jemi në kohën e provimeve pranuese në Universitetet e Kosovës, Shkumbin Istrefi, Profesor në Fakultetin e Arteve, ka dhënë disa këshilla për të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme.
Ai ka thënë se sikur të kthehej në moshën 18 vjeçare, do të zgjidhte rrugë tjetër, dhe jo këtë që ka zgjedhur. “Megjithatë, unë jam gjetur mirë. Kam krijuar mirëqenie dhe emër në profesionin tim”, ka shtuar ai.
Këshillat e Shkumbin Istrefit për të rinjtë janë:
“- Mendoni mirë nëse dëshironi të studioni apo jo.
– Nëse po, mendoni mirë se çka dëshironi të studioni, për çka keni prirje dhe çka iu intereson në jetë.
– Mendoni se cilat mund të jenë profesionet që mund të jenë të kërkuara pasi që ju të përfundoni studimet.
– Nëse keni dilema, pushoni një vit. Bota e praktikon vitin e pushimit pas shkollës së mesme. Quhet “gap year”. Ndoshta gjatë atij viti i’u kthjellën mendimet.
– Konsideroni profesione që janë me perspektive dhe ka punë dhe shikoni shkolla profesionale (të zanatit) për aftësimin në ato profesione”.
Istrefi ka thënë se Universiteti është kryesisht për ata që dëshirojnë te orientohen në çështje akademike dhe jo profesionale, teksa ka shtuar se katër vjet janë shumë për të zgjedhur drejtim të gabuar.
“Diploma universitare, edhe pse ende është njëlloj krenarie, për mua dhe sigurisht për tregun (jo sektorin publik) është një letër se cilësi ka humbur vlera dhe i humb ne vazhdimësi. Po thom…thash…”, kështu e ka përfunduar Istrefi shkrimin e tij në Facebook./21Media

Back to top button