Menken rrëfen për rrugëtimin 30 vjeçar të “Aladdin”

“Aladdin” shënon 30 vjetorin e publikimit në pak ditë.
Për shënimin e 30 vjetorit, kompozitori – fitues tetë herë i Oscar, Alan Menken rrëfeu për kujtimet nga krijimi i këtij filmi të animuar.
Menken tha se asgjë nuk do të ishte e mundur pa kolegun e tij, tashmë të ndjerë, Howard Ashman, të cilin e quajti “të pazëvendësueshëm”.
“Aladdin” nisi pothuajse në të njëjtën kohë me “(The little) Mermaid”. Ndërkohë që, po punonim ende për “Mermaid”, ne kishim filluar “Aladdin”, kishte shumë shqetësime se si do të ndikonte te arabët”, tha Menken.
“Më kujtohet, kur po fillonim të bënim “Aladdin”, mendonim e dëshironim që të ishte argëtuese për Hollyëood-in. E dinim që po ecnim në një vijë. Në fakt, gjithçka u shqyrtua me shumë, shumë kujdes”, vazhdon Menken.
Një nga këngët më ikonike “A whole new world” nga filmi i animuar i Disney-t u frymëzua nga Man of Steel./21Media

Back to top button