Mercedesi përfundon në murin e një shtëpie, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, rrethrrotullimi në rrugën “Skenderbeu” në Suharekë.
Lidhur me rastin detaje për portalin rtv21.tv ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se deri te aksidenti ka ardhur ngase ngasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasoj ka goditur një shtëpi.
“Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, ka thënë ai./21Media
