Mërgim Berisha shënon supergol për Fenerbahçen
Mesfushori ofensiv me prejardhje nga Kosova ka shënuar njërin nga golat më të mirë të sotëm në Ligën e Evropës.
Mërgim Berisha ka shënuar golin e tretë për Fenerbahçen në ndeshjen kundër Antwerp, në të cilën skuadra turke është duke udhëhequr me rezultat 3:0.
Berisha shënon një supergol në stilin gjysmë gërshërë në minutën e 29’ të ndeshjes.