Mërgimi e Herolindi sot festojnë ditëlindjet!
Futbollistët shqiptar, Mërgim Vojvoda e Herolind Shala sot festojnë ditëlindjet.
Mërgimi mbush plotë 27 vjet, e Herolindi 30-të.
Vojvoda u lind në Skënderaj e Shala në Norvegji, ndërkaq të dy sot numërojnë suksese të shumta.
Mërgimi e Herolindi luajnë për Kombëtaren e Kosovës në futboll, gjithashtu që nga viti 2020 Mërgimi luan në klubin futbollistik, Torino, e Herolindi për ekipin turk BB Erzurumspor.
Urimet të shumta pranuan sot futbollistët e Kombëtares, nga familjar, miq e kolegë.
“Oj zemra jem urime ditëlindja, s’kam fjalë për ty veq paç shëndet dhe gjitha të mirat e botës, të dua shumë”, është urimi i nënës së Mërgimit.

Të dy kanë uruar njëri-tjetrin me fjalët më të veçanta!
“Urime vlla edhe 100 inshallah të dua”, ka shkruar Mërgimi në urimin e tij.
“Urime ditëlindja vllaqko edhe shumë tjera”, ka shkruar Herolindi.
+-
Edhe FFK i ka uruar të dy futbollistët në ditën më të veçantë të tyre./21Media