Mërgimtari kërcënoi deputeten Musliu Shoshi se “do ta masakronte”, ngritët aktakuzë ndaj tij

 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një mërgimtari dhe ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për kanosjen e një deputeteje.

Bëhet fjalë për deputeten Ariana Musliu Shoshi e cila kërcënimin e bëri publik në Facebook më 3 qershor të këtij viti.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari i ka shkruar në rrjetin social Facebook deputetes se posa të vijë Prishtina do ta masakrojë. Rasti cilësohet si vepër penale “Kanosja”.

“…Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, më 02.05.2023, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.M-SH., deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj, ashtu që i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​.​/21Media

Back to top button