Mërgimtari me veturë tentojë ta kalojë Urën e Ibrit, kthehet mbrapsht nga forcat e rendit

Një shofer me një veturë me targa të huaja ia ka mësyer Urës së Ibrit këtë të martë. Ai provojë ta kalojë urën, megjithatë, u pengua nga karabinerët italianë dhe Policia e Kosovës.

Ai u kthye mbrapsht nga ka hyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete. BE-ja ka kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi./21Media

 

Back to top button