Mërgimtari vjen në Kosovë pas 8 vjetësh, surprizon familjarët

Janë muajt kur mërgimtarët lënë vendet e tyre të qëndrimit dhe kthehen për pak kohë në vendlindje. Por, kësaj radhe është një rast më i veçantë, një mërgimtar i njohur për videot e tij në rrjetet sociale me emrin “Roki” ka ardhur në Kosovë pas 8 vjetësh.
Ekipi i RTV21 e priti “Rokun” në aeroportin “Adem Jashari” ku pastaj shkuan te familjarët për surprizë.
“Roku” ishte vetëm 15 vjeç kur mori rrugën e mërgimit, ndërsa tani si 23-vjeçar u kthye në vendlindje bashkë me gruan dhe një fëmijë, shkruan rtv21.tv
Ai menjëherë pasi zbriti nga aeroplani tha se i kishte munguar ajri dhe malet e Kosovës. Ndërsa bëri të ditur se do të qëndojë për pushime në Kosovë për rreth 2 muaj.

23-vjeçari, vizitën e parë ia bëri hallës, pastaj shkoi te familja e ngushtë./21Media

 

Back to top button