Merkatoja e janarit, ku u transferuan futbollistët shqiptarë?

Ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror kanë qenë shumë aktive për futbollistët shqiptarë. Në këtë treg transferimesh futbollitët shqiptarë kanë zyrtarizuar kontratat në klubet e reja.
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriq, la skuadrën e Lazios për të vazhduar karrierën e tij do në Mallorca, si huazim nga Lazio. Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull City.


 
Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, la  Khimkin në Rusi dhe u kthye në klubin gjerman, Paderborn në Bundesliga 2. Nga skuadra ruse, Khimki,  u transferua vitin e kaluar nga Fenerbahce.


 
Futbollisti tjeter Valon Behrami ditë më parë shkëputi kontratën me Genoan për t’iu bashkuar skuadrës së Brescias, që është në garë për t’u kthyer në Serie A.

Klub gjatë këtij afati kalimatr ka ndëruar edhe futbollisti shqiptar Riza Durmishi i cili nga Lazio ka kaluar te Sparta Rotherham në Eredivisie./21Media

 

Back to top button