Merkel ka refuzuar kthimin e afatit për shërbim ushtarak

Zenzburg konsideron se vendosja e afatit të obliguar ushtarak është i nevojshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar thirrjet për kthimin e afatit të obliguar për shërbim ushtarak, të cilat janë dëgjuar javëve të fundit pas zbulimit se dy ushtarë planifikuan sulme ndaj personaliteteve të larta politike.

Deputeti i demo-kristianëve në pushtet, Patrik Zenzburg konsideron se vendosja e afatit të obliguar ushtarak është i nevojshëm, pasi “qytetarët në uniformë janë sistem i besueshëm për paralajmërimin ndaj ekstremizmit në Gjermani”.

Back to top button