Merkel në Moskë për bisedime rreth Iranit dhe Libisë

Pritet nga Putin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ndodhet sot në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin në kuadër të tensioneve irano-amerikane dhe luftës në Libi, kriza këto ku Moska ka një ndikim të rëndësishëm.

Kjo vizitë ndodhi ndërkohë që Teherani pranoi sot se ka sulmuar gabimisht një avion të linjës ukrainase duke shkaktuar 176 të vdekur, ashtu si e akuzuan disa vende perëndimore, përfshirë dhe SHBA-ja.

Një zyrtar i lartë rus i kërkoi Iranit të nxirrte mësime nga tragjedia, ndërkohë që presidenti ukrainas kërkoi ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje.

Merkel do të pritet në kryeqytetin rus, vizita e parë në Rusi që prej takimit në muajin maj 2018 në Sotchi me presidentin rus.

Përveç çështjes iraniane, dy drejtuesit do t’i përqendrojnë një pjesë të diskutimeve të tyre për çështjen në Libi, ku Moska kërkoi, në bashkëpunim me Turqinë, vendosjen e një armëpushimi duke nisur nga e diela.

Back to top button