Merkel: Njerëzit e kanë për detyrë të vaksinohen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të premten se njerëzit kanë për detyrë të vaksinohen kundër koronavirusit për të mbrojtur të tjerët.
Ajo foli ndërsa Gjermania po përballet me një rritje të re të infeksioneve, e cila arriti një rekord ditor prej 50,000 raste të reja të enjten.
“Ky virus është shumë, shumë i ashpër. Ju keni të drejtë të vaksinoheni. Por, në një farë mase, edhe ju, si anëtar i shoqërisë, keni për detyrë të vaksinoheni për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur të tjerët”, ka thënë ajo, transmeton rtv21.tv.
Rreth dy të tretat e 83 milionë njerëzve të Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, por kombi ka rezistuar që vaksinimet të jenë të detyrueshme për disa punëtorë. Ligjvënësit po shqyrtojnë masa të reja përballë rritjes së fundit./21Media

Back to top button