Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz, s’ka të lënduar

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit.

Qytetarët në panik kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit e Kamzës, të cilët neutralizuan flakët. Shkaqet e zjarrit po hetohen./vizionplus

Back to top button