Merret vendim që të rishikohen tekstet shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë ka marrë vendim që t’i rishikojë tekstet shkollore dhe materialet e tjera për klasat nga e para deri te e nënta.

Kjo u bë e ditur nga ministrja Arbërie Nagavci, e cila e ka nënshkruar vendimin.

Ajo tha se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, dhe se rishikimin e teksteve do ta bëjnë profesionistë të caktuar, përfshirë një specialist gjinor.

“E nisëm këtë proces me rëndësi jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të bindur se fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Ata/ato janë e ardhmja e vendit, dhe e ardhmja ka nisur mbarë”, ka shkruar Nagavci./21Media

Back to top button