Merz i kërkoi Trumpit që të rrisë presionin mbi Rusinë
Presidenti amerikan hedh dyshime mbi përpjekjet për paqe, ndërsa kancelari gjerman i kërkon atij të rrisë presionin mbi Moskën
Donald Trump ka thënë se mund të jetë më mirë t’i lëmë Ukrainën dhe Rusinë “të luftojnë për një kohë” sesa të synojmë paqen menjëherë, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz , i kërkoi atij të rrisë presionin mbi Rusinë, raporton The Guardian.
Ndërkaq gjatë takimit në Zyrën Ovale, Trump shprehu dyshime rreth suksesit të mundshëm të bisedimeve të paqes, duke thënë “ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë dhe pastaj t’i përçash”.
Presidenti amerikan tha se i kishte thënë Vladimir Putinit se të dy vendet ishin si “dy fëmijë të vegjël që zihen si të çmendur në një park” kur të dy folën në telefon të mërkurën.