Mes lotësh, ëndrrës së Higuain i vjen fundi

Gonzalo Higuain mezi pret të fillojë një jetë pas futbollit pasi zyrtarisht luajti në ndeshjen e fundit të karrierës së tij me Inter Miami.
Karriera e sulmuesit 34-vjeçar mori fund të hënën mbrëma në Nju Jork, pasi Inter Miami u mposht nga NYCFC 3-0 në raundin e parë të play-off-it të MLS.
Higuain, i cili ishte në lot kur u largua nga fusha pas ndeshjes, njoftoi më 3 tetor se do të tërhiqej në përfundim të sezonit MLS.
“Ndihesha sikur ajo që kisha dashur më shumë pasi kishte përfunduar një punë. Ishte gjysma e jetës sime, karriera ime, 17 vite e gjysmë. Imazhet nga e gjithë karriera ime më erdhën në mendje. Çfarë kam jetuar, çfarë kam punuar, çfarë kam përjetuar dhe po largohem shumë i lumtur sepse i kam dhënë të gjitha deri më sot. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ëndrra ka mbaruar dhe një jetë tjetër fillon”, tha ai./21Media

Back to top button