Kaloni te përmbajtja kryesore

Mesazh nga Kremlini: “Ukraina është një vend i vështirë për ne”

Të shtunën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov,ka thënë se Moska e filloi pushtimin për të “shpëtuar” dy rajonet lindore që u pushtuan nga separatistët pro-rusë në vitin 2014 dhe shtoi se ai besonte se gjuha ruse do të kthehej në vendin e merituar në Ukrainë.
Negociatat e Rusisë me Ukrainën “armiqësore” nuk kanë qenë të lehta, por gjëja më e rëndësishme është se ato do të vazhdojnë, tha të shtunën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, siç raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA.
Gjëja më e rëndësishme është që negociatat të vazhdojnë, qoftë në Stamboll, qoftë diku tjetër – tha Peskov, duke shtuar se negociatat “nuk janë të lehta”.
Rusia do të donte të vazhdonte negociatat në Bjellorusinë fqinje, por Kievi e kundërshton këtë ide, tha Peskov. Presidenti rus Vladimir Putin tha se “operacioni special” i Rusisë në Ukrainë ishte i nevojshëm “për të mbrojtur njerëzit” që ishin viktima të dhunës dhe gjenocidit, duke iu referuar rusishtfolësve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button