Mesazhe për mirësi, harmoni, solidaritet…

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” u mbajt Mesha solemne e Krishtlindjes

Reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike, për më tepër me orar e pa orar, krijuan këto ditë një zymtësi. Njëherësh shkaktuan pakënaqësi të gjerë. Mirëpo, megjithëkëtë, u vërejt atmosfera festive për Krishtlindje. Edhe kësaj radhe harmonia fetare ndërshqiptare u shfaq në dritën e saj të vërtetë, sikurse përherë pozitive. Rrjetet sociale ishin të stërmbushura me urime drejtuar besimtarëve të fesë katolike për Krishtlindje edhe nga qytetarë të përkatësisë tjetër fetare. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë në mesnatë u mbajt Mesha solemne e Krishtlindjes. /21Media

Back to top button