Mesazhi i Trump për udhëheqësin e Iranit pas refuzimit për t’u dorëzuar: Paç fat

Presidenti amerikan, Donald Trump i ofroi një mesazh udhëheqësit suprem të Iranit kur u pyet për komentet e fundit të Ajatollah Ali Khamenei se vendi i tij “nuk do të dorëzohet kurrë” në konfliktin me Izraelin.

“Unë them, fat të mbarë”, tha Trump për CNN sot në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur se kur do të mbarojë durimi i tij me Iranin, Trump tha: “Ai tashmë ka mbaruar – prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.”

Këto komente vijnë ndërsa CNN ka raportuar se Trump po bëhet gjithnjë e më i ngrohtë ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton për idenë e një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në rritje të Teheranit me Izraelin.

Megjithatë, presidenti tregoi se “asgjë nuk është tepër vonë” kur bëhet fjalë për një zgjidhje diplomatike.

Ndër të tjera Trump tha se ka folur çdo ditë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i ofruar lavde homologut të tij. /21Media

Back to top button