Mesazhi i Vera Orës për nënat e reja: Në rast se stagnon puna, s’do të thotë që është përfundimi i karrierës

Psikiatrja Vera Ora në emisionin “Bon Bon” në RTV21 dha edhe një mesazh për nënat e reja, të cilat janë në një betejë të vazhdueshme me vetveten, karrierën dhe përpjekjen për të qenë edhe nëna të mira.
Ora tha se fillimisht duhet t’ia japin vetes një fleksibilitet në vendimet e tyre.
“Për këtë kohë, p.sh. ka përparësi fëmija apo bebja. Ti mund ta marrësh punën, por në fakt aty bëhet një rregullim familjar – fillon lodhja, ngatërresat familjare dhe ndoshta pëson edhe fëmija. Unë për vete e di, e kam përjetuar, e di që e kam bartur periudhën kur s’kam punuar, shumë e vështirë – më kaloi koha, nuk po punoj, nuk e di si do të integrohem prapë. Edhe mandej e kam parë që kam pasur beneficionin që kam kaluar kohë me fëmijën. Në rast se stagnon puna, s’do të thotë që është përfundimi i karrierës. Nuk duhet të merret ajo që ti do të dënohesh pse kujdesesh për familjen, mirëpo e keqja këtu është që duhet të jetë fleksibiliteti edhe nga të punësuarit, që të mos e humbasin punën sepse kanë një pauzë”, u shpreh Ora.
Sipas saj, Kosovës i duhen nëna dhe fëmijë të rritur mirë, pasi që – sipas saj – mjaft ka pasur trazira e luftëra./RTV21/21Media