Mesazhi prekës i Ronaldos për fëmijët sirian

Ronaldo tregon se sa i madh është edhe jashtë fushës

Sulmuesit i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2016, Cristiano Ronaldo ka treguar se sa bamirës dhe humanist është duke iu drejtuar fëmijëve sirian me një mesazh i cili bartë paqe dhe shpresë për ta.

Pas sulmit me armë kimikë para disa ditëve ku mbetën shumë fëmijë të vdekur në Siri, Ronaldo ka inkurajuar fëmijët e Sirisë që të kenë shpresë sepse bota do kujdeset për ta.

“Përshëndetje, kjo është për fëmijët e Sirisë, ne e dimë se ju jeni duke vuajtur shumë. Unë jam një lojtar tejet i famshëm por ju jeni heronjët e vërtetë.Mos e humbni shpresën, bota është me ju. Ne kujdesmi për ju, unë jam me ju”, përfundoi Ronaldo video-mesazhin. /21Media

https://youtu.be/smgJwcF6y0I

Back to top button