Mesfushori i Barcelonës do të mungojë pesë muaj

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i është nënshtruar një operacioni këtë të martë të 23 shtatorit.

Fillimisht pritej që mungesa e tij të ishte rreth tre javë, por kontrollet mjekësore zbuluan probleme të tjera. Mjekët u detyruan të ndërhynin më tepër, çka do të zgjasë periudhën e rikuperimit.

Sipas vlerësimeve, Gavi do të mungojë për rreth pesë muaj. Ai pritet të rikthehet në fillim të muajit mars, në fazën përfundimtare të sezonit.

Ky afat e vendos në rrezik edhe përgatitjet e tij për Kupën e Botës 2026. Lëndimi i pësuar më 29 gusht nuk lidhej fillimisht me dëmtimin e rëndë të vitit 2023, por gjatë operacionit u pa se kishte një lidhje.

 

Back to top button