Mësohen datat e “El Clasicos” për sezonin 2022/23

La Liga spanjolle ka publikuar orarin e ndeshjeve për sezonin e ri 2022/23, ku edhe kemi mësuar datat e reja të “El Clasicos” mes Real Madridit e Barcelonës.
Real Madridi do të udhëtojë në Almeria në fundjavën hapëse të sezonit 2022/23 të La Ligas, ndërsa Barcelona pret në shtëpi Rayo Vallecanon.
Ndërkaq, të dy gjigantët e ligës spanjolle do të takohen në “El Clasicon” e parë të edicionit të ri në fundjavën e 16 tetorit.
“El Clasico” e parë, në xhiron e nëntë të sezonit, do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, ndërsa ndeshja e kthimit në “Camp Nou” të Barcelonës do të zhvillohet në fundjavën e 19 marsit të vitit 2023.
Sezoni 2022/23 i La Ligas, i cili do të transmetohet në “ESPN+” në Shtetet e Bashkuara, do të fillojë në fundjavën e 14 gushtit 2022 dhe do të përfundojë në fundjavën e 4 qershorit 2023.
Lojërat do të zhvillohen ndërmjet të premtes dhe të hënës çdo fundjavë, me përjashtim të disa raundeve të mesjavës, me oraret e fillimit të përzgjedhura nga La Liga në një datë të mëvonshme.

Back to top button