Mësohet arsyeja që çoi në ndarjen e Kim Kardashian me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre prej 9 muajsh.
Sipas mediave lokale, ata vendosën të jenë thjesht miq.
Sipas burimeve pranë dyshes, ata ‘kanë shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, thjesht zbuluan se dinamika e distancave të gjata dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.
Mësohet se një nga arsyet që çoi në ndarjen e tyre ishte edhe diferenca në moshë.
Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë në një moment. Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët”, shtoi burimi.
Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin “Wizards!”.
Sa për Kim, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar në katër fëmijët e saj./21Media

Back to top button