Mësojeni si t’i hidratoni me limon këmbët e plasaritura
Limoni gjen përdorime të jashtëzakonshme në kuzhinë dhe jo vetëm. Ai gjithashtu iu jep një shije të freskët sallatës, qëndron shumë mirë si shoqërues i peshkut dhe mishit, si dhe u jep një shije të veçantë ëmbëlsirave.
Përmbajtja e lartë në vitaminë C dhe antioksidantë e shëndërrojnë limonin në një ingredient të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë në ritualin e bukurisë, sidomos në maskat që eleminojnë pikat e zeza dhe njollat kafe nga lëkura. Por jo më pak i rëndësishëm dhe efektiv mbetet përdorimi i tij edhe në trajtimin e celulitit.
Por përveq kësaj limoni mund të bëjë mrekulli edhe në këmbët tuaja.
Lëkura e limonit përmban 10 herë në shumë vitaminë C së vetë përmbajtja e frutit. Grini lëkurën e një limoni në rende, bashkojeni me një lugë çaji vazelinë dhe me ndihmën e gishtit shpërndajeni në gjithë sipërfaqen e këmbës, duke masazhuar më së shumti pjesën e thembrave dhe mbathni një palë çorape pambuku. Do të ndiheni më të çliruar dhe thembrat e plasaritura do të jenë hidratuar.