Messi: Mezi pres të luaj në “Parkun e Princave”
Menjëherë pasi Leo Messi u shpall zyrtarisht si lojtar i Paris Saint-Germain, argjentinasi lëshoi fjalët e tij të para për ambiciet e tij me klubin e ri.
Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë vendosi nënshkrimin në një marrëveshje dyvjeçare që mund të zgjatet edhe për 12 muaj të tjerë, dhe ai tani është i vendosur të fitojë trofe të tjerë me klubin e ri.
“Vizioni i klubit është në përputhje me ambiciet e mia,” tha Messi.
“Unë e di se sa të talentuar janë lojtarët dhe stafi këtu. Unë jam i vendosur të ndërtoj, përkrah tyre, diçka të madhe për klubin dhe për tifozët. Mezi pres të dal në fushë në stadiumin “Parkun e Princave”, shtoi sulmuesi argjentinas.