Meta: Deputetët e Kosovës janë shëndosh mendërisht, po i kryejnë siç duhet detyrat e tyre

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta ka thënë se rreth 284 milionë persona vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor.
“Është interesante që zhvillimet shpejta urbanistike në zhvillimin social, diferencat e mëdha në mes vendeve të ndryshme të urbanizuara dhe atyre rurale etj, kanë ndikuar që trendi i personave me çrregullime mendore të jetë në rritje. Mund të themi që në tërë globin tonë, rreth 284 milionë persona vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor”, tha Meta në 21 Gradë të RTV21.
Meta tha se “deputetët e Kosovës janë shëndosh mendërisht dhe po i kryejnë siç duhet detyrat e tyre”.
“Kemi disa batuta të cilat i bëjmë në dhomat e Parlamentit, ka pasur shumë herë doktorë të ndryshëm në Parlament, në shenjë shakaje gjithmonë kanë thënë ‘mirë se erdhe ti psikiatër se kemi nevojë për ty’. Mirëpo, deri më tani nuk kanë pasur nevojë për mua”, tha Meta./21Media

Back to top button