Meta ia firmos dekretin e dorëheqjes, Begajt i hapet rruga për t’u votuar si president
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.
Meta më herët ka deklaruar se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.
Kuvendi i Shqipërisë sot pritet të votojë propozimin e i PS-së, Bajram Begaj për postin e Presidentit të shtetit. Begaj, dha dorëheqje sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.