Meta: Integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm
Deklarata e tij vjen pas kritikave që mori për shkak të mos dekretimit të Cakajt
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pavarësia integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si president i vendit tim.
Deklarata e tij në Facebook vjen pas kritikave që mori për shkak të mos dekretimit të kosovarit Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, i cili ishte propozuar nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke mos shkarkuar kështu ministrin aktual, Ditmir Bushati.
Meta më herët kishte deklaruar se Cakaj nuk ka përvojë në fushën e diplomacisë.