Meta komenton postimet e sulmuesit në Facebook

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha të mërkurën se sulmuesi kishte postuar tre herë në Facebook para sulmit.
Abbott tha se sulmuesi shkroi se ai po planifikonte të qëllonte gjyshen e tij, pastaj shkroi se e kishte bërë atë dhe se do të sulmonte një shkollë fillore, rreth 15 minuta para sulmit, raporton BBC
Meta, kompania e Facebook, ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se postimi i sulmuesit nuk ishte publik.
“Mesazhet që Abbott përshkroi ishin mesazhe private tekstuale një-për-një që u zbuluan pasi ndodhi tragjedia e tmerrshme”, tha kompania me bazë në Kaliforni në deklaratë.
Meta shtoi se po bashkëpunon ngushtë me hetuesit.
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve./21Media

Back to top button