Meta nesër në Prishtinë, dekoron njësitet ushtarake e policore të Kosovës

Meta do të dekorojë një sërë njësitesh të institucioneve të Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ilir Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00 do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për të pranuar dekoratat nga Presidenti Meta.

Ndërsa, në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.

Familja Abazi e Livoqit të epërm të Gjilanit humbi dy djemtë nga tërmeti që goditi Shqipërinë me 26 nëntor. Vëllëzërit nga Gjilani ishin në mesin e 51 viktimave që vdiqen nga termeti. /21Media

Back to top button