Meta ka deklaruar se në raport me Ramen, kryetari i PD Basha është me i avantazhuar

Meta ka deklaruar se në raport me Ramen, kryetari i PD Basha është me i avantazhuar

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta gjykon se 25 qershori është momenti i Lëvizjes Socialiste per Integrim, por pavarësisht besimit se partia qe ka drejtuar prej krijimit do të dalë force e parë, Meta nuk e përjashton një koalicion me PD. Në emisionin “Dritare” në Vizion Plus, Meta ka deklaruar se në raport me Ramen, kryetari i PD Basha është me i avantazhuar.

Akuzat mes PS dhe LSI gjatë kësaj fushate kanë qenë të ashpra dhe Meta e ka hedhur poshtë idenë se të gjithë këto janë show politik.

Ilir Meta ka hedhur poshtë edhe idenë e një koalicioni të madh mes socialisteve dhe demokratëve pas 25 qershorit.

Meta i është kundërpërgjigjur edhe qëndrimeve të prera të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës se koalicion me LSI nuk do të ketë; duke deklaruar se te dy janë koalicioni i errësirës qe do të jenë humbëse ditën e diele.