Meta për aksidentin: Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nëpërnjet një statusi në rrjetin sociale Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, transmeton TV21.
“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor. 12 fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje./21Media 

Back to top button