Financohen projekte infrastrukturore të komunës së Rahovecit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune në vlerë prej 460 mijë euro.

Projektet përfshijnë asfaltimin e rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 euro, riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec – Malishevë, në vlerë prej 50,000 euro, riparimi (asfaltimi),  i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 euro, rekonstruimi i rrugës Rahovec – Drenovc – Sorosh, në vlerë prej 100,000 euro, rreth-rrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 euro dhe shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10,000 euro.

Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë  Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.

Back to top button