Michael J.Fox rrëfen për përballjen me sëmundjen e Parkinsonit
Michael J. Fox ka thënë se jeta me sëmundjen e Parkinsonit ka ndikuar në projektet që ai zgjedh në karrierën e tij.
Ai shtoi se kujtimi i rreshtave është bërë më i vështirë gjatë dekadave që kur ai u diagnostikua për herë të parë.
Fox tha se ai ka mësuar të përshtatet dhe kujtoi një skenë sfiduese që pati gjatë xhirimeve të shfaqjes së Kiefer Sutherland “Designated Survivor”.
“Ishte këto gjëra ligjore dhe thjesht nuk mund ta kuptoja. Por ajo që ishte me të vërtetë freskuese ishte se unë nuk u frikësova. Nuk u tremba. Thjesht shkova. Epo, kjo është ajo. Po vazhdoj”, u shpreh ai.
Fox tha se nuk merr më projekte me shumë rreshta.
“Nuk mbaj mend pesë faqe dialogu. Nuk mund ta bëj”, shtoi ai./21Media