Michel kërkon deeskalim urgjent të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut

Michel kërkon deeskalim urgjent të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka kërkuar deeskalim urgjent i situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. nevojshme.
Ai këto deklarata i ka bërë në takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
“Në takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, u prezantua një mesazh i qartë nga Këshilli Evropian për nevojën e deeskalimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE”, shkroi Michel në Twitter .
Ai gjithashtu ka thënë se është thelbësore që Serbia të vazhdojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, tha Michel./21Media
With @SerbianPM Ana Brnabić: clear #EUCO message on the need for immediate de-escalation of the situation in north of Kosovo & continuation of EU-facilitated dialogue.
Crucial for Serbia to continue reforms to advance on the EU path.
The future of #WesternBalkans is in the 🇪🇺. pic.twitter.com/VMEOC5h5YB
— Charles Michel (@CharlesMichel) July 4, 2023