Michelin shuan 2 mijë vende pune në botë
Franca më e dëmtuara nga ky vendim
Prodhuesi francez i gomave Michelin do të shkurtojë 2 mijë vende pune në botë deri në vitin 2021, në pajtim me riorganizimin e afarizmit, njoftoi sot kjo kompani, transmeton AFP.
Michelin planifikon që të shuajë 1 mijë e 500 vende pune në Francë, kryesisht përmes mos përmbushjes së vendeve të punës pas daljes së punëtorëve në pension, si dhe do të shuajë edhe 450 vende pune në SHBA.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?