Mickoski: Bashkërisht mund të ndërtojmë një rajon të fuqishëm, krenar dhe evropian

Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Shkup, në fjalën e tij tha se bashkërisht mund të ndërtojmë një rajon të fuqishëm, krenar dhe europian, transmeton TV21. Mes tjerash, Mickoski theksoi se se duhet të ketë progres para vonesave që Plani i Rritjes të shndërrohet në realitet.
“Ky Samit le të shënojë veprime para premtimeve. Progres para vonesave. Që ta shndërrojmë Planin e Rritjes në realitet. Bashkërisht mund të ndërtojmë një rajon të fuqishëm dhe të ndërlidhur. Që është përparimtar, gjithëpërfshirës dhe krenarisht europian”
Tutje kryeministri Mickoski potencoi: Jemi të përkushtuar që të harmonizojmë standardet europiane nga siguria e produkteve e deri te identiteti. Këto përpjekje janë pjesë e hapave tonë për rritjen e standardit për qytetarët tanë. Fuqia jonë është në raportet e mira me fqinjët tanë. Ne zhbllokojmë tregje të reja, vende të reja të punës dhe miqësi të reja”./TV21