Mickoski i uron fat koalicionit LSDM-BESA

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Koalicionin LSDM-BESA, të cilin mbrëmë për TV21 e konfirmuan burime brenda dy partive e ka komentuar sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, raporton TV21.

Ai e ka pranuar se ka biseduar me Kasamin, por tha se uron që të arrihet marrëveshja mes LSDM – BESA.

“Është logjike që kam biseduar me Kasamin. Kemi biseduar në atë moment se çfarë nuk bën në shtet. Shoh që tani bisedojnë me LSDM-në. I uroj që më në fund të arrijnë marrëveshje, fat dhe suksese në zgjedhje. Gjëja më e rëndësishme për ne është që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike më 12 prill”, tha mes tjerash Mickoski./21Media

Back to top button