Mickoski: Pres fitore të madhe, ndryshimet kanë filluar

Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit.

Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë.

“Mendoj se këto zgjedhje janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët”, theksoi Mickoski.

Me këtë rast ai shtoi se në këto zgjedhje, ka pasur dallim të qartë mes koncepteve që partitë politike i kanë ofruar.

Ai nënvizoi se pret që të jetë e qartë diferenca dhe fitorja e madhe edhe pas këtij rrethi të dytë.

Me këtë rast shtoi se ndryshimet kanë filluar, procesi i reformave tashmë ka filluar dhe ky është procesi që do të vijojë në vitet që janë para nesh.

Back to top button