Microsoft zbulon Windows 11

 
Microsoft ka lansuar zyrtarisht systemin e ri operativ Windows 11.
Programi i ri do t’i lejojë aplikacionet Android të ekzekutohen në tryezën e Windows.
Menaxheri, Panos Panay premtoi azhurnime më të vogla dhe më të shpejta të sigurisë, transmeton rtv21.tv.
Windows 11 gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të konfigurojnë desktop të shumtë për punë, shtëpi dhe lojëra.
Microsof thotë se aktualisht ka rreth 1.3 miliard pajisje që ekzekutojnë Windows 10.
Windows 11 do të shkarkohet falas për përdoruesit ekzistues të Windows 10 edhe pse disa pajisje nuk do të kenë specifikimet e duhura. Këto përfshijnë një minimum prej 64 gigabajt memorje dhe 4 gigabajt RAM.
Windows 11 ka një menu të re të Startit, buton të përditësuar të Startit dhe të dyja janë të vendosura në qendër të shiritit kryesor. /21Media

Back to top button