“Midis librash një copë ëndërr ai vodhi”

 

Poezi nga Alain Bosquet

‘Vjedhja’

Në dyqanin e bukës

Një copë bukë ai vodhi;

Katër muaj burg të zi.

Në kafenenë ndaj rrugës

Një copë sheqer ai vodhi:

E hidhur, e hidhur gjithë jeta

Do t’i bëhet tani.

Në kantierin fqinj

Një copë rrase ai vodhi:

Gjer në vdekje s’do ketë mbi kokë çati.

Midis librash

Një copë ëndërr ai vodhi

Për të qenë i lirë,

Dhe me pak lumturi.

Back to top button