Kaloni te përmbajtja kryesore

Miftaraj: Është kundërkushtetuese zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit me short në këtë fazë

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, konsideron se praktika që po ndjek kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, që përmes shortit të zgjedhet nënkryetari nga komuniteti serb është kundërkushtetues.

Në një intervistë për RTV21 Miftaraj ka thënë se është shqetësuese që deputeti Nenad Rashiq është duke lejuar që të bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese.

“Është kundërkushtetuese në këtë fazë sepse faza me short mund të zbatohet vetëm në rastët kur Lista Serbe nuk e propozon emrin e tij, nuk i dërgon së paku gjashtë nënshkrime për të propozuar kandiatin për nënkryetar. Nëse në raste të tilla Lista Serbe nuk e zbaton obligimin Kushtetues atëherë vie në shprehje hedhja e shortit apo zgjedhja me short e një kandidati i cili i përfaqëson komunitetin jo shumicë serb në Kosovë. Në momentin që Lista Serbe me shumicë të votave të deputetëve të kësaj liste i kanë dhënë për kandidatin e tyre nuk mund të kalohet në fazën e dytë, që nënkukton se kjo mënyrë është kundërkushtetuese. Për ne është po ashtu shqetësuese fakti që deputeti Nenad Rashiq pranon të bëhet pjesë e shkeljes së kushtetutës”, tha ai.

Miftaraj tha po ashtu se kryeparlamentari Basha ka bërë shkelje kushtetuese që nga momenti i ndarjes së kanidatëve për nënkryetar nga votimi në pako.

‘’Që nga momenti kur është bërë ndarja e votimit të dy nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë ose votimi i Emilia Rexhepit, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese që nënkupon se çdo veprim pas Emilia Rexhepit është në aspektin kushtetuese, në aspektin juridik nuk ka kurfar vlere juridike, do të thotë  janë të pavlefshme. Nëse këto vendimi, apo emrësimi i Emilia Rexhepit dërgohet në Gjykatën Kushteutese pa pikë dyshimi do të thotë se Gjykata Kushtetues do të urdhëroj që ta kthej procesin e votimit nga pika zero. Ta obligoj Kuvendin që ta vazhdoj vitimin në pako për zgjedhjen nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë”, deklaroi Miftaraj për RTV21.

Drejtori i IDK-së, Ehat Miftaraj, rikujton se praktikat e kaluara për zgjedhjen nënkryuetarit tregojnë se nënkryetarët nga minoritetet serbe dhe jo serbe janë zgjedhur në pako. Këtë praktikë thotë se e kishte zbatuar edhe deputetët e LVV-së gjatë konstituimit të Kuvendit përgjatë vitit 2019-2021.

“Siç ka qenë praktika në vitin 2019-2021. Nuk ka nevoj të jesh shumë i zgjuar mjafton ta lexojmë pikën 156 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të gushtit të këtij viti ku në mënyrë taksative Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se konstituimi i Kuvendit, respektivisht zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve duhet të bëhet në bazë të kushtetutës, në bazë të rregullorës së punës së Kuvendit dhe në bazë të praktikës parlamentare tani më mirë të etabluar në Kuvendin e Kosovës. Ne e dim që në vitin 2019-2021 në atë kohë që është udhëhequr nga vet LVV-ja kishin zgjedhur në pako dy nënkryetarët nga komunitetet serbe dhe jo serbe’’, theksoi Miftaraj. /RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button