Miftaraj: Kurti dhe LVV-ja për me mbet në pushtet cenojnë edhe aleancën me SHBA-në

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas deklaratave të ambasadës së SHBA-së se veprimet e Lëvizjes e Lëvizjes Vetëvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e SHBA-së.

Miftaraj ka thënë se Kurti dhe LVV- për të mbetur në pushtet cenojnë edhe raportet me SHBA-në.

“Tanimë secili që ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV për me mbet ne pushtet përdor çdo mjet qe i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancën me ShBA. Uria e LVV dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion ka shkuar ne nivel tjetër, ne nivel të frikshëm.”, ka shkruar Miftaraj.

Në fund ai ka ngritur pyetje nëse “Presidentja Osmani do ketë guximin te reagoj, të ruajë aleancën me ShBA-në. Apo do vazhdojë të luaj lojën e LVV dhe Kurtit.”/21Media

Back to top button