Miftaraj paralajmëron padi për Alban Krasniqin e LVV-së: Përhap gënjeshtra e mashtrime

Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron  padi ndaj  Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut.

“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë për RTV21

“I njëjti duhet me i vertëtu, është në një parti që e ka në dorë policinë, intelegjencën financiare, ATK-në doganen e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj

Paraprakisht ai tha se Krasniqi është abuzues më të drejtën e adresimit publik

I njëjti është abuzues më të drejtën e adresimit publik, abuzues i cili fatkeqësisht q përhap gënjeshtra, përhap mashtrime në publik jo vetëm për neve por edhe për media e të tjerë. I njëjti duhet me kuptu që janë në pushtet që pesë vite me mbi 50% të votave në zgjedhjet e vitit 2021 i njëjti duhet me kuptu që drejtorin e policisë , policinë e kontrollon partia e tij, i njëjti duhet me kuptu që ka njësinë e inteligjencën financiare që merret me shpërlaje parash është drejtori i emëruar nga qeveria në partinë e tij, kështu që nëse ka dyshime për keqpërdorime, i njëjti, partia e tij që e ka kap institucionet me ba hetime të pavarura”, tha ndër tjerash“, tha ai./RTV21/21Media

 

Back to top button