Miftaraj: Pezullimi i pagave ndaj grevistëve, e jashtëligjshme

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj tha se çdo iniciativë për pezullimin e pagave të grevistëve nga ana e shtetit është e jashtëligjshme.
“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtoreve që hyjnë në grevë të ligjshme, është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve, e paparë në një shtet demokratik, ose nga një parti politike qe ka promovuar shtet social. E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa të menjëhershme ndaj kujdo që  ka filluar një iniciativë të tillë.“ tha Miftaraj
Në media po qarkullon një dokument që iu referohet nenit 18 pika 1 të Lighit për Grevat, i cili thotë se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.
Megjithatë Miftaraj sqaron se ky nën në asnjë rrethanë nuk nënkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punëdhenësit në sektorin privat të pezullojë të drejtat e punëtorit në pagë dhe beneficione tjera që rrjedhin nga kontrata e punës, gjatë kohës se grevës se ligjshme.
Greva e punëtorëve të sektorit publik ka filluar sot./21Media

Back to top button