Miftaraj: Policët e dorëhequr serbë s’mund të kthehen më në PK

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka quajtur lajm të keq për sundimin e ligjit zhvendosjen e stafit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, nga veriu në jug.
Ndërsa, sa i përket policëve serbë të dorëhequr të cilëve pas një muaji u është aprovuar dorëheqja, Miftaraj tha se ata ligjërisht nuk kanë të drejtë të kthehen më në Policinë e Kosovës.
Në emisionin “21Drejtpërdrejt” të RTV21, Miftaraj tha se këto vende duhet të plotësohen përmes konkursit të ri./21Media

Back to top button